Home Bota Skandal në Pa...

Skandal në Parlamentin Europian, Komisioneri Várhelyi lëshon gojën

220
0

Komisioneri i BE-së, Olivér Várhelyi përgjegjës për politikat e fqinjësisë dhe zgjerimit, shkaktoi një skandal në Parlamentin Europian. Sipas medieve të huaja, pas njërës prej përgjigjeve të tij drejtuar një eurodeputeti kroat, mikrofoni i tij aksidentalisht mbeti i ndezur.

Dhe si pasojë, të gjithë mund të dëgjonin se si ai i etiketoi eurodeputetët në hungarisht. Komisioneri i BE-së iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të Parlamentit Europian në lidhje me zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Várhelyi iu përgjigj një pyetjeje të eurodeputetit kroat Tomislav Sokol dhe pasi u ul në vendin e tij, harroi mikrofonin të ndezur dhe tha: “Sa idiotë të tjerë ka?”, me sa duket duke iu referuar eurodeputetëve të tjerë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit