Skandali 40 mln euro/Manjani: Jo vetëm i blenë zgjedhjet, por i blenë me paratë tona. Asnjë kacidhe nga xhepi i vet

Ish-ministri Ylli Manjani, e cilëson skandaloze kalimin e 40 milionë eurove në llogaritë e qytetarëve 3 ditë para zgjedhjeve.
Manjani shprehet se votat jo vetëm janë blerë, por janë bërë me paratë e taksave tona.
“O SPAK! O KLSH! O KQZ! O Reforma më e sukseshme e globit!
Si dreqin e mallkum përfunduan lekët e taksave të mia/tonat në llogaritë bankare private të njerëzve, ditët e fundit para votimeve?!
Ejjjj janë plot 40 milionë euro!!! 3 ditë para zgjedhjeve…. ua ua ua ua.
Mirë që i blen, por pse me paret e mia/tonat?! Asnjë kacidhe nga xhepi i vet?!
Prandaj thotë se “skam ble vota” Ai..! Nuk ka blerë gjë nga xhepi i vet, por i joni… “,- shprehet Manjani në një postim në Facebook.

Përmes më shumë se 20 vendimeve të miratuara në periudhën nga 3 shkurti deri në 14 prill, Këshilli i Ministrave, i hapi rrugën ligjore vetes të derdhë miliona euro në prag të zgjedhjeve në llogaritë bankare të familjeve që ishin prekur nga tërmeti i ndodhur një vit e gjysmë më parë. Paratë kesh të derdhura nga buxheti në llogari të familjeve të Durrësit në javën e fundit para zgjedhjeve ishin finalizimi i një operacioni të mirëkoordinuar me arkitektë Bashkinë e Durësit.

Në datën 4 shkurt, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako dhe këshilli bashkiak i këtij qyteti miratuan me urgjencë listën e parë me 806 familje, të cilat do të përfitonin mbi 2 milionë euro transferta kesh nga qeveria si kompensim për dëmet e tërmetit.

Në 14 prill, Bashkia miratoi dhe një tjetër listë akoma më të madhe me 1351 familje të tjera, të cilave në ditët e fundit para zgjedhjeve ju derdhën 4 milionë euro kesh në llogaritë e tyre.

Madje jo vetëm kaq, por përmes disa vendimeve të javëve të fundit, bashkia e Durrësit ka ndryshuar kategorinë e dëmtimit për qindra familje durrësake, duke i ngjitur nga DS1 në DS2 apo nga DS2 në DS3, çka rrit automatikisht dhe vlerën e parave që ato përfitojnë nga qeveria.

Por megjithëse Durrësi ishte epiqendra e transfertave cash të rindërtimit, ky ishte nje operacion në shkallë kombëtare, që përfshinte disa qarqe të vendit dhe që koordinohej nga qeveria në tiranë.

https://arkiva.kohajone.com/mijera-dollare-ne-llogari-bankare-si-u-blene-votat-e-durrsakeve-me-parate-e-buxhetit-te-shtetit/

SHKARKO APP