Home Bota Skandali i ko...

Skandali i korrupsionit, avokati i eurodeputetes greke: Eva Kaili po torturohet në qeli

102
0

Eurodeputetja greke Eva Kaili e akuzuar si e përfshirë në skandalin e korrupsionit në PE me lobim nga Katari, sërish mbrohet nga avokatët me argumentin se është e pafajshme. Avokati shprehet se klientja e tij është torturuar për ditë me rradhë nga të burgosurit e tjerë.

Edhe pse kanë kaluar 40 ditë qëndrimi në burgun e Haremit, avokati grek Dimitra Kopoulos, përsëriti disa herë gjatë seancës se Eva Kaili është e pafajshme.

Në një seancë që zgjati më pak se një orë në Gjykatën e Brukselit, avokati i Kailit është shprehur gjithashtu se të burgosurit e tjerë e kanë torturuar. Sipas tij, atë e kanë penguar të mbulohej, të lahej apo të flinte në qelinë e saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit