Skandali në familjen mbretërore të Spanjës. Mbretëresha Letizia ka pasur një lidhje jashtëmartesore me ish-kunatin

Një skandal ka shpërthyer në mediat spanjolle orët e fundit. Mbretëresha Letizia Ortiz mund të ketë qenë në një lidhje dashurie përpara martesës me kunatin e saj, lidhje që mendohet se ka vazhduar edhe pas martesës.

Ish-kunati i saj, burri i motrës Jaime dek Burgo ka postuar një foto selfie të kohës kur Letizia ishte shtatzënë. Fotoja është shkrepur në tualetin e një lokali dhe Jaime bashkë me të ka postuar edhe fjalët e mesazhit me të cilin Letizia ka shoqëruar foton që i ka dërguar atij.

“Dashuri. Unë kam veshur shallin tuaj. Është si të të kem pranë meje. Ai kujdeset për mua. Ai më mbron. Po i numëroj orët derisa të shihemi sërish bashkë. Të dua ty. Dua të dal nga këtu”.

Detaje rreth historisë së fshehtë të dashurisë

Një libër shkruan gjithashtu për këtë histori të fshehtë. Historia e tyre do të kishte katër faza: nga viti 2002 në 2004 ishte një marrëdhënie pasionante, nga 2004 në 2010 ata u shtirën si ‘miq’ përpara se të rifillonin historinë e dashurisë, ‘më të qëndrueshme dhe të vazhdueshme’ midis 2010 dhe 2011 Ata më pas u bënë ‘ kunetër’ në vitin 2012, kur ai u martua me motrën e mbretëreshës, Telma Ortiz.

Në libër shkruhet se në vitin 2004 del Burgo nuk e dinte që Letizia Ortiz ishte fejuar tashmë me Princin Felipe. Ai e ftoi në darkë për t’i kërkuar që të martohej me të: “Në xhep kishte një unazë fejese, por nuk mundi t’ia jepte, pasi siç duket Letizia i kishte treguar se kishte takuar një burrë që do ta ndryshonte plotësisht jetën e saj: Felipe di Borbone e di Grecia”.

Dëshira për të ikur pas martesës së saj me princin

Jaime del Burgo tregon më tej në libër sesi njëherë të dy, të shtrirë pranë pishinës së shtëpisë së tij, planifikonin të largoheshin nga Spanjë, në Amerikë.

Ai vijon më tej duke treguar se historia e tyre u zbulua nga familja mbretërore dhe se i kanë shkuar për kontroll në shtëpi, por ai telefonat dhe pajisjet elektronike ku kishte prova për këtë lidhje, i kishte fshehur në një kasafortë banke.

SHKARKO APP