Skënderbeu merkato në dalje dhe huazime në janar

Skënderbeut i duhet edhe një ndeshje për të mbyllur aventurën europiane këtë edicion, që për klubin dhe futbollin shqiptar do të hyjë në histori. Të shkëputur dhe 6 pikë nga ndjekësi më i afërt Kukësi, korçarët pritet të kthejnë vëmendjen tek merkato.

Presidenti Takaj ka bërë të ditur që në janar do të ketë një apo dy largime të mëdha, pa bërë të ditur emra edhe pse më të lakuarit janë Jashanica dhe Lilaj. Me një skuadër të mbushur me alternativa nuk është e nevojshme që të ketë ndërhyrje në treg për të afruar të tjerë futbollistë, madje tek Skënderbeu kanë bërë gati strategjinë për të huazuar disa të rinj premtues, shkruan supersport.

Në fillimin e këtij edicioni janë dhënë me të njëjtën formulë Reza Karimi tek teuta, Mario Dajsinani tek Erzeni, si dhe nigeriani Charls e braziliani Serginho i njohur si Sergio Junior tek Rabotnicki në Maqedoni. Tashmë radha për tu larguar me formulën e huazimit duket të jetë e talenteve të tjerë si etiopiani Demte, durrsaku Gripshi, mesfushori nga Prishtina Kelmendi dhe mbrojtësi nga Elbasani Bruno Lulaj.

E gjitha kjo është një strategji për ti dhënë minuta lojtarëve dhe sigurisht për të parë zhvillimin e mëtejshëm të tyre në fushën e lojës. Korçarët duket të kenë bërë mirë llogaritë pasi pavarësisht se kampionati është i gjatë dhe me të papritura grupi mbetet i plotë edhe pas këtyre largimeve, duke qënë se shumë prej futbollistëve të stolit nuk kanë marë ende minutat e plota.

SHKARKO APP