Home Bota Sllovenia i t...

Sllovenia i thotë Serbisë të kërkojë falje, Golob: Vuçiç po sillet si në ‘90

141
0

”Vuçiç po sillet si në vitet ’90”,-tha kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob që i tërhoqi veshin presidentit të Serbisë për gjuhën e ashpër  të përdorur nga ai në përballjen me Kosovën në Kombet e Bashkuara.

Reagimi erdhi për shkak të akuzës së pabazë të lëshuar nga Vuçiç ku pretendoi se “Serbia ka rënë në një kurth të ngritur SHBA, Zvicra dhe Sllovenia në këshillin e sigurimit të OKB-së”, duke iu referuar lejimit të pjesëmarrjes së 4 heroinave të Kosovës, që u mbijetuan torturave të forcave serbe në luftën e fundit.

Vuçiçi e quajti Slloveninë, “një shtet të neveritshëm”. Golob tha se një retorikë e tillë nuk i shkon për shtat një presidenti, duke theksuar se kjo trazon raportet mes Lubjanës dhe Beogradit.

“Deklarata të tilla na kujtojnë një periudhë ta kaluar tashmë dhe janë poshtë nivelit të marrëdhënieve mes të dyja vendeve. Një sjellje me respekt është më e pakta që ne presim nga presidenti i Serbisë miqësore”, tha Golob.

Ministria e jashtme thirri për sqarime udhëheqësin e ambasadës serbe në Lubjanë për deklaratat fyese të Vuçiçit. “Ne kërkojmë një shpjegim dhe një kërkim falje. Kjo nuk është në frymën e marrëdhënieve fqinjësore apo miqësore. Nuk mund të kemi bashkëpunim nëse dikush përdor fjalë kaq ofenduese ndaj një kombi të tërë”, u shpreh Tanja Fajon.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit