Besimtarët kremtojnë lindjen e Krishtit në kishën e Shna Nojt Laç

Dhjetëra besimtarë janë mbledhur në kishën e Shna Nojt Laç për meshën, pavarësisht temperaturave të ulëta dhe erërave të forta të cilat nuk e favorizonin aspak kremtimin e meshës.

Prifti Patër Kastriot Demaj i cili kremtoi meshën përcolli mesazhe mirësie dhe vllazërie në këtë ditë të shënuar për të krishterët në gjithë botën.

Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Mëria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret, për të marrë pjesë në numërimin e mbarë popullsisë urdhëruar nga perandori August.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?