Kupa e Republikës për biçikleta elektrike, hap i rëndësishëm për sportin alternativ

Për herë të parë në Shqipëri është zhvilluar Kupa e Republikës për garat me biçikleta elektrike, një aktivitet që shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e çiklizmit alternativ dhe sportiv në vend. Gara e tipit Cross Country u zhvillua në terren malor dhe kodrinor, duke ofruar sfida të ndryshme për pjesëmarrësit dhe pamje të veçanta natyrore.

Kupa u zhvillua në një etapë dyditore, që lidhte qytetet e Tiranës dhe Beratit, ku dhjetëra çiklistë nga kategori të ndryshme konkurruan duke përballuar kushte të vështira terreni, si rrugë me pjerrësi dhe shtigje malore. Pjesëmarrësit treguan aftësi të larta teknike dhe qëndresë fizike, duke e kthyer garën në një eksperiencë të veçantë sportive.

Finalja e Kupës u zhvillua në kryeqytet me ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ku u vlerësuan fituesit dhe pjesëmarrësit më të spikatur. Organizatorët theksuan rëndësinë e këtij aktiviteti për të promovuar çiklizmin alternativ dhe për të hapur rrugën për një kategori të re sportive në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Garuesi Erald Bejko, fituesi i Kupës, u shpreh: “Jam i gëzuar që fitova herën e parë që organizohej kupa e republikës. Terreni ishte shumë i bukur me kodra dhe male; zona e Belshit është fantastike.” Ndërsa pjesëmarrësi Arlind Hodaj, që mori pjesë për herë të tretë, tha: “Shpresoj që vitet e ardhshme të marrin pjesë edhe shumë të tjerë, pasi është një eksperiencë shumë e bukur dhe sfiduese.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Organizatorët synojnë që në vitet e ardhshme Kupa e Republikës të shndërrohet në një ngjarje të përvitshme me më shumë etapa dhe pjesëmarrës, duke promovuar përdorimin e biçikletave elektrike dhe duke rritur popullaritetin e çiklizmit në Shqipëri si sport dhe alternativë ekologjike. Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të garave moderne dhe krijimit të një komuniteti të fortë çiklistësh elektrikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?