Ministrja Denaj: Buxheti 2025 për Bujqësinë, subvencione të drejtpërdrejta për fermerët

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, thotë se buxheti 2025, është më i larti në historinë ekonomike shqiptare. Ministrja u ndal në financimin që adreson buxheti i vitit 2025 në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Për të  buxheti 2025 është më i larti ndër vite, që ka në fokus subvencionet e drejtpërdrejta për fermerët dhe zgjerimin e investimeve në sektorë prioritarë të bujqësisë.

“Me një vlerë prej 14.7 miliardë lekësh, Buxheti 2025 për bujqësinë dhe zhvillimin rural, më i larti ndër vite, ka në fokus subvencionet e drejtpërdrejta për fermerët, investimet në infrastrukturë ujitje-kullim dhe mbrojtje nga përmbytjet, dhe sigurinë ushqimore”, deklaroi Denaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?