Sofja pro Tiranës, jo Shkupit. Fushatë për anëtarësimin në vitin 2028

Bullgaria thotë se Shqipëria dhe Mali i Zi janë shtetet kandidate më të përgatitura për tu anëtarësuar në Bashkimi Evropian në vitin 2028. Kreu i Partisë Lëvizja e Gjelbër, Borislav Sandov, thotë se Deti Adriatik do bëhej hapësirë e brendshme e BE-së.

Kjo hapësirë do mbyllej sipas bullgarëve ndaj influencave të huaja, kryesisht ruse dhe kineze. Sandov u zotua qe të punojë për një BE prej 29 anëtarësh në fund të mandatit 5-vjeçar të Parlamentit të ardhshëm Evropian (PE).

Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e BE-së, por ajo nuk është gati, tha Sandov që është kandidati kryesor për eurodeputet. Është e paqartë nëse shtetet anëtare të BE-së dhe komisioni i ri evropian që zgjidhet në shtator do të vijojnë negociatat veçmas me Shqipërinë nëse ndaj vendit tonë hiqet vetoja greke.

SHKARKO APP