Sokol Kushta: Sylvinho nuk ka ardhur për lekë, Kombëtarja më e mirë e të gjitha kohërave

Shqipëria mori mbrumë një fitore historike 2-0, që na afron me Euro 2024. Ky sukses është analizuar edhe legjenda e futbollit shqiptar, Sokol Kushta.
Ish-bomberi kuqezi krahason Rejën me Sylvinhon,duke shkruar në një status të tij se italiani ishte i paaftë të drejtonte Kombëtaren shqiptare, ndërsa Sylvinho mundet të bëjë histori.
“Ky status që në fillimet e trajnerit të ri. Është ky ndryshim që solli gjithë këto ndeshje dinjitoze të Kombëtares. Shumë veta ishin skeptikë te ky ndryshim. Unë besova te Silvinjo që në momentet e para, për një arsye…që ky njeri erdhi si një punëtor, si një qytetar shqiptar, si një njeri që e dashuron vendin ku i dha mundësinë të shprehë mundësinë e tij profesionale …
Unë s’dua të flas për fitoren, por për bazat që ky hodhi tek ekipi ynë. Kur trajneri Reja pensionisti diskutonte për ekipin tonë, thoshte kaq ka mundësi, ky është temperamenti shqiptar, s’ka lojtarë etj …
Jooooooo zotëri, ti ishe i paaftë të drejtoje këtë Kombëtare. Shqipëria ja që ka mundësi, ja që ka sulmues, mbrojtës, mesfushorë, që ti nuk i aktivizoje, ja që ne mund të luajmë me dinjitet, me forcë, me taktikë, ja që jemi altruistë në lojë…
Po çfarë ndodhi? Sylvinho tregoi që trajneri mundet të bëjë histori kur nuk vjen vetëm për lekë. Unë besoj se kjo është Kombëtarja më e mirë e gjithë kohërave. Pse e them këtë? Sepse asnjëherë Kombëtarja nuk ka bërë 4 ndeshje radhazi dinjitoze.
Një Kombëtare mbarëshqiptare, që ka luajtur nga minuta e parë deri në të 98-ën. Unë besoj se rruga për në Gjermani sot është shtruar dhe ju garantoj që do më shijojë më shumë se Franca, sepse jemi me pikët tona jo të tavolinës. Urime dhe suksese për ndeshjen me çekët!”, ka shkruar Kushta.