Home Bota Sonte finalja...

Sonte finalja Real Madrid-Barcelona, Ancelotti me rekord të pathyeshëm

154
0

Sot në orën 20:00 do të luhet El Clasico mes Real Madrid dhe Barcelonës e vlefshme për Superkupën e Spanjës. Siç dihet tashmë superpërballja zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite ku Real Madrid stërvitjen e fundit e ka kryer me prezencën e Cristiano Ronaldo-s, i transferuar nga janari te skuadra e Al Nassr.

Reali dhe Barcelona vijnë në këtë finale të kualifikuar me penallti, ku ndryshe nga ‘blaugranët’ galaktikët kanë disa mungesa. Alaba dhe Tchoumeni e kanë humbur finale, ndërsa në pikëpyetje janë Camavinga dhe Militao.

Ancelotti nuk ka humbur asnjë finale me Real Madrid, e fundit në 2010 kur drejtonte Chelsea-n. Ai përballë ka Xavi-n, i cili kërkon trofeun e parë nën drejtimin e Barcelonës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit