Home Bota Sot një vit l...

Sot një vit luftë në Ukrainë. Më 24 shkurt Rusia nisi pushtimin, përkujtohen jetët e humbura

31
0

Një vit nga pushtimi rus në Ukrainë shënohet sot, ndërsa sulmet janë intensifikuar në veçanti në lindje të vendit.

Përgjatë 12 muajve, ukrainasit ende rezistojnë ndaj rusëve, ndërsa shumë prej qyteteve janë kthyer në gërmadha. Mijëra të vdekur e të plagosur dhe miliona të larguar nga shtëpitë e tyre.

Presidenti Volodymyr Zelensky për përvjetorin e parë të luftës tha se 2023-shi do të jetë viti i fitores.

Më 24 shkurt, miliona prej nesh bëmë një zgjedhje. Jo flamuri i bardhë, por ai verdheblu. Jo duke ikur, por duke u përballur. Duke rezistuar dhe luftuar. Ka qenë një vit dhimbjeje, trishtimi, besimi dhe bashkimi.
E dimë që viti 2023 do të jetë viti i fitores sonë”, shkroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Twitter, duke publikuar një video me pamje të konfliktit një vit pas fillimit të tij.

Ukrainasit organizuan përkujtimore, ndezje qirinjsh dhe aktivitete tjera për dhjetëra mijëra qytetarë të tyre që humbën jetën, një numër që rritet gjatë gjithë kohës.

Në përvjetorin të parë të nisjes së pushtimit më 24 shkurt, ushtria ukrainase tha se pret që atë ditë Rusia të kryejë sulme ajrore.

Alarmet për sulme ajrore nuk u dëgjuan gjatë natës në kryeqytetin Kiev. Megjithatë, qeveria rekomandoi që shkollat të zhvendosin mësimin në internet dhe punonjësve të zyrave iu kërkua të punojnë nga shtëpia.

Homazhet për qëndrueshmërinë e Ukrainës erdhën edhe nga vendet evropiane. Kulla Eifel në Paris ishte ndër monumentet e ndriçuara me ngjyrat e Ukrainës – të verdhë dhe kaltër.

Një vit më pas, shifrat e viktimave janë të mëdha nga të dyja palët, me vlerësimet perëndimore që flasin për qindra mijëra të vrarë dhe të plagosur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit