Sot zgjidhen 300 emrat e Këshillit Kombëtar, vendosin për ekipin e ri të Bashës

Dje Partia Demokratike mbajti Kuvendin Kombëtar dhe sot pritet që të bëhen publike emrat e 300 anëtarëve të Këshillit Kombëtar, institucionit më të rëndësishëm drejtues të Partisë Demokratike, i cili më pas do të zgjedhë ekipin e ngushtë të Bashës për 4 vitet në vijim.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, tha dje në një prononcim për mediat se në votime morën pjesë gati 70% e delegatëve. Sipas Statutit nga 300 emra që do të publikohen sot, minimalisht 90 do të jenë gra dhe 45 anëtarë e forumit rinor të PD. Këshilli do të zgjedhë drejtuesin e ri që do të zëvendësojë Bujar Nishanin, i cili dje mungoi në Pallatin e Kongreseve.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri thirrje për bashkim ndërkohë që e gjitha fjala e tij ishte e bazuar në mesazhin e asaj që ai e konsideron si masakra elektorale e 25 prillit. Një nga kritikët më të ashpër të Bashës, Bujar Nishani zgjodhi ta bojkotonte këtë Kuvend Kombëtar, njëjtë edhe Agron Shehaj. Ky i fundit, ishte i pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve, por refuzoi të merrte fjalën.

SHKARKO APP