Home Bota Spanja tepër ...

Spanja tepër optimiste për turizmin, pavarësisht rritjes së infeksioneve nga Covid-19

13
0

Pavarësisht nga një rritje e shpejtë në normat e infeksionit Covid-19, Spanja pret që numrat e turistëve të arrijnë një shifër relativisht të kënaqshme, deri në 40 milionë këtë vit, deklaroi ministri spanjoll i Turizmit Reyes Maroto.

“Nuk ka asnjë arsye për të dhënë alarmin”, theksoi Maroto në një intervistë në radion ”Cope”.

Pas një rekordi me 83,7 milionë turistë në 2019, numri i pushuesve në Spanjë ra në 19 milionë vitin e kaluar mes pandemisë së koronavirusit dhe kufizimeve në udhëtimet ndërkombëtare.

Maroto theksoi se ”pandemia nuk ka mbaruar dhe është e rëndësishme të jesh i kujdesshëm”.

Ai e mirëpriti vendimin e Britanisë së Madhe për të mos karantinuar njerëzit pas kthimit nga pushimet pas 19 korrikut.

Vendi përbën shumicën e vizitorëve në Spanjë.

Ndërkohë, Gjermania e ka klasifikuar Spanjën si një zonë rreziku, duke vendosur disa masa karantine pas kthimit.

Kohët e fundit, Spanja regjistroi 19 945 infeksione të reja për 100 000 banorë gjatë një periudhe shtatë ditore, një nga nivelet më të këqija në Evropë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit