10 klube të mëdha bëjnë gati ofertat për djalin e Cristiano Ronaldos
Cristiano Ronaldo Jr., i njohur edhe si Cristiano Dos Santos, ka bërë debutimin e tij zyrtar me kombëtaren U-15 të Portugalisë, duke shënuar fillimin e karrierës ndërkombëtare. 15-vjeçari u aktivizua në minutën e 53-të të ndeshjes ndaj një rivali në turneun “Vlatko Markovic”, që po zhvillohet në Kroaci.
Gjatë afro 30 minutave në fushë, “Cristianinho” nuk kontribuoi drejtpërdrejt në golat e Portugalisë, por skuadra e tij fitoi me rezultatin 4-1. I pranishëm në tribunë, me emocion të dukshëm, ishte edhe babai i tij, Cristiano Ronaldo, i cili ndoqi me krenari hapat e parë të djalit me fanellën e kombëtares.
Sipas The Sun, shumë klube europiane kishin dërguar skautët e tyre për të ndjekur nga afër djalin e yllit portugez, që aktualisht aktivizohet në akademinë e Al-Nassr, në Arabinë Saudite.
Manchester United është në avantazh, pasi e njeh mirë lojtarin e ri nga eksperienca e tij 14-mujore në akademinë e klubit, ku ndau dhomën e zhveshjes me Kai Rooney, djalin e Ëayne Rooney.
Gara për shërbimet e tij është e ashpër, teksa në tribunë ishin përfaqësues nga 10 klube gjermane, përfshirë Bayern Munich, Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Hoffenheim. Po ashtu, klube si Tottenham, Inter, Juventus, Atalanta dhe Salzburg kanë shfaqur interes konkret.
KOHA JONË SONDAZH

