10 mbrojtësit më të shtrenjtë në botë, udhëheq De Ligt
Juventus investoi një shifër të frikshme që shkoi në 75 milionë euro për të marrë Matthijs de Lig nga Ajaxi. Në sezonin e parë, mbrojtësi holandez nuk e ka patur të thjeshtë ambientimin me klubin e ri.
Gjithsesi vlerat e tij nuk diskutohen, teksa De Ligt për momentin është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë. Në renditjen e fundit të CIES, mbrojtësi holandez ka një vlerë prej 104.7 milionë euro, ndërkohë që pas tij qëndron një tjetër holandez Van Dijk me 98.5 milionë euro.
Menjëherë pas tyre vijnë dy mbrojtës francez, Lenglet i Barcelonës me vlerë 82.9 milionë euro dhe Varane 63.5 milionë euro. 10-n më të mirë e mbyllë Joe Gomez me një vlerë prej 44.2 milionë euro. I habitshëm është fakti që në këtë renditje nuk është Alexander Arnold, i cili është rekordmen me asisto në Premier League. /R.Lika-Koha Jone/