10 ndeshje mes të Parës dhe të Dytës, në plan edhe një derbi sot
Superiorja rikthehet nesër, kurse sot është dita për ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Prej orës 17:00 nisin 10 ndeshje. Në të Parën zbresin në fushë ekipet që garojnë për të siguruar qëndrimin në kategori. Dinamo është pushim në grupin A dhe sytë janë në Burrel e Rrogozhinë, ku luhen Burreli-Veleçiku dhe Egnatia-Tërbuni.
Në grupin B luhen tre takime, ku veçohet derbi Elbasani-Turbina, skuadra që rrezikojnë rënien në të Dytën. Në Bilisht Devolli pret Ilirinë e dobësuar prej largimeve, kurse Oriku pret skuadrën e Shënkollit, për të përmbyllur sfidat e kësaj jave.