10 raste pozitive me Covid-19 nga 1700 tamponë të kryer në Bundesligë
Në një njoftim zyrtar u publikuan rezultatet e tamponëve që u janë bërë futbollistëve, anëtarëve të stafit dhe punonjësve të klubeve në Bundesligë dhe Bundesliga 2. Nga 1724 testet të kryera, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Rastet i janë raportuar menjëherë autoriteteve shëndetësore, teksa janë vetëkarantinuar. Pjesa tjetër do të rifillojnë stërvitjen, por duke respektuar masat e rrepta për distancimin social.
Në ditët në vijim do të përsëriten përsëri testet për të shmangur infektimet e mundshme, edhe pse mund të kenë rezultuar negativ në të parin. Situata gjithsesi për momentin mbetet e qetë.
Kancelarja Merkel për momentin ka marrë kohë për të marrë një vendim të favorshëm për rifillimin e sezonit, edhe pse ka pasur miratimin e 16 ministrave të shteteve federale. Tymi i bardhë për rifillimin e sezonit mund të jetë për datën 23 maj, një periudhë e përshtatshme për ta mbyllur sezonin në fund të qershorit, ndërkohë që Kupa në një datë të mëvonshme. /R.Lika-Koha Jone/