10 sportistë nga Ukraina mbërrijnë në Shqipëri, do të akomodohen në Elbasan
10 sportistë elitarë nga Ukraina mbërritën sot dhe u akomoduan në Elbasan. Ekipi me atletë të rinj nga Ukraina, kryesisht nxënës dhe studentë, do stërviten në pistën e stadiumit “Elbasan Arena” një nga më të mirat e këtij lloji në vendin tonë.
Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli dhe Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja i garantuan sportistët në emër të KM , Edi Rama se qeveria shqiptare do bëjnë gjithçka që ata të ndjehen sa më komodë në çdo aspekt.
Në një të ardhme pritet që këtij grupi sportistësh ti bashkohen edhe dhjetra të tjerë . Presidenti i Komitetit Olimpik tha se ka pasur kontakte me kampionin botëror Sergei Bubka i cili është drejtues i Federatës së Atletikës. Ardhja e tyre është mundësuar përmes peripecish. Ai u shpreh se Kryeministri i ka kërkuar t’i presim me kushtet më të mira edhe 100 sportistë po të jenë.
“Ne do ia dalim siç ia kemi dalë me refugjatët e tjerë kemi treguar mikpritjen shqiptare’, tha Fidel Ylli.
KOHA JONË SONDAZH

