“10-ta më e mira që ka parë Camp Nou”, Frankfurti tallet keq dhe me Barçën

Barcelona u eliminua mbrëmjen e së mërkurës nga Europa League në raundin e çerekfinaleve, pas humbjes me rezultatin e përgjithshëm 4-3 në dy takimet kundër Eintracht Frankfurt.

Filip Kostic ishte ylli i mbrëmjes në këtë përballje, ndërsa pas ndeshjes klubi gjerman ka thumbuar katalanasit duke e cilësuar serbin si “numrin 10 më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në Camp Nou”, pra duke ulur në të njëjtën kohë edhe legjendën e klubit “blaugrana”, Lionel Messin.

Eintracht Frankfurt e quajti mesfushorin si një lojtar më të mirë se Messi dhe në një reagim në faqen zyrtare në “Twitter” shkruan: “Me shumë mundësi numri 10 më i mirë që ky stadium ka parë ndonjëherë …”.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?