11 nga 32 kombëtare kanë siguruar deri më tani kualifikimin për në Katar 2022
Nga 32 skuadra pjesëmarrëse në Botërorin e vitit 2022, deri më tani kanë siguruar një biletë zyrtare vetëm 11 kombëtare. E para është Katari si vendi mikpritës, ndërsa të tjerat kalojnë në raundet kualifikuese mes Afrikës, Azisë, Evropës, Amerikës Veriore e Qendrore dhe Amerika e Jugut.
Në Oqeani, ende nuk kanë nisur kualifikueset për shkak të pandemisë, ndeshje që do të zhvillohen në mars. Nga Evropa janë kualifikuar Belgjika, Kroacia, Danimarka, Franca, Gjermania, Serbia, Spanja, Zvicra dhe Anglia.
Në Amerikën e Jugut është vetëm Brazili, që ndeshjet e fundit eliminatore do t’i luajë thjesht për statistikë dhe prestigj. Në Afrikë, Maroku, Egjipti, Mali dhe Senegali kanë kaluar në fazën e tretë, por ende nuk janë kualifikuar.
Në Azi në të gjitha grupet ka garë të fortë dhe asnjë skuadër nuk e ka siguruar matematikisht. Botërori i vitit të ardhshëm do të zhvillohet nga 22 nëntor deri më 18 dhjetor në Katar.
KOHA JONË SONDAZH

