11 pikë në 12 javë, Tirana shkarkon trajnerin Bledi Shkëmbi
Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i Tiranës. Klubi bardheblu dhe tekniku korçar, kanë mbyllur marrëveshjen mes tyre. Shkak për këtë janë bërë rezultatet e dobëta të skuadrës, të arritura në 12 javët e para të kampionatit.
Shkëmbi kishte një mbledhje me drejtuesit e klubit, ku iu komunikua shkarkimi dhe ndërprerja e kontratës, e cila ishte e vlefshme për dy vite. Mësohet se bashkë me Shkëmbin, është larguar edhe ndihmësi i tij Sabien Lilaj.
Skuadra kryeqytetase do të drejtohet nga zëvendëstrajneri i dytë, Endri Ohri, deri sa të zgjidhet trajneri i ri. Pas 12 javëve kampionat, Tirana renditet në vendin e shtatë me 11 pikë të grumbulluara.