11 pikë të humbura ndaj ekipeve të vogla, reagon Allegri: Nuk shkohet askund me ‘nëse’ dhe ‘por’!

Milani ka lënë pas 11 pikë të çmuara në ndeshjet kundër skuadrave të konsideruara më të vogla, një bilanc që ka ndezur debatet rreth ecurisë së kuqezinjve në gjysmën e parë të sezonit. Por Massimiliano Allegri nuk pranon analiza të bazuara te hipotezat dhe justifikimet.

“E kam të vështirë të jap një notë për këtë pjesë të sezonit”, u shpreh trajneri i Milanit në konferencë për shtyp. “Kur dëgjoj të thuhet se Milani ka ‘dhuruar’ 11 pikë ndaj të vegjëlve … Nëse pyesni të gjithë trajnerët, të gjithë thonë: ‘Po sikur të kishim shënuar dy gola’. Me ‘nëse’ dhe ‘por’ nuk shkohet askund. Të gjithë kanë për çfarë të ankohen. Ne kemi pikët që meritojmë”.

Një tjetër temë e prekur ishte qasja ndaj ndeshjeve, jo gjithmonë bindëse sipas kritikëve. “Të dielën luajtëm në Firence dhe pas 15 minutash kishim dalë tri herë përballë portës me Pulisic. Nëse shënon, qasja është e duhur; nëse jo, gjithçka ndryshon. Gjithçka kalon nga rezultati”, theksoi trajneri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai solli si shembull edhe ndeshjen ndaj Romës: “Në shtëpi patëm gjysmë ore të vështirë, pastaj kaluam në avantazh dhe në pjesën e dytë krijuam 4-5 raste për gol. Futbolli është ky. Ka të papritura dhe duhen menaxhuar. Çdo ndeshje është ndryshe nga tjetra”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?