11 vite nga dita kur Ronaldo heshti komentatorin anglez (VIDEO)

Nëse po e lexoni sot (5 maj 2020), ka kaluar ekzaktësisht 11 vite kur Cristiano Ronaldo shënoi një perlë të vërtetë kundër Arsenalit. Skuadra e tij, në atë kohë Manchester United, fitoi 3-1 me dy gola të portugezit dhe një të Ji-Sung Park.

Ronaldo shënoi nga një goditje dënimi në një distancë prej 40 metrash, ku këndi për të gjetur rrjetën ishte thuajse i pamundur. Një nga komentatorët më të mirë anglez, Clive Tyldesley në kanalin ITV mbeti pa fjalë nga goli i shënuar nga CR7.

Përpara se Ronaldo të godiste, Tydesley deklaroi “Shumë larg që Ronaldo të mendojë për goditjen”. Pasi topi shkoi në fundin e rrjetës së portierit Almunia, ai heshti për disa sekonda, duke mos i kursyer më pas elozhet për yllin portugez. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP