111 vjetori i Pavarësisë, atleti Zyberaj vrapon nga Prishtina në Tiranë

Të gjithë do të festojnë 111 vjetorin e Pavarësisë, por atleti Erzen Zyberaj me një mënyrë më të veçantë. Ai do të niset nga Kosova në këmbë drejt Shqipërisë. Ai niset nga Prishtina dhe do ta përmbyll në Tiranë.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar atletin Zyberaj për këtë rrugëtim prej 260 kilometrash.

“Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, ka shkruar në Facebook, kryebashkiaku i Prishtinës.

SHKARKO APP