12 gola në 2 sfidat e para të Seria A, Bologna mund Udinesen

Java e 12 e Serie A ka nisur me ndeshje plot ritëm dhe rezultate surprizuese. Bologna mori një fitore bindëse 3-0 në transfertë ndaj Udineses, falë dopietës së Pobegas dhe golit të Bernardeschit, pavarësisht penalltisë së humbur nga Orsolini. Me këtë sukses, skuadra e Italianos ngjitet përkohësisht në krye të renditjes.

Spektakël edhe në “Unipol Domus”, ku Cagliari dhe Genoa prodhuan një barazim 3-3 plot emocione. Për vendasit shënoi dy herë Borrelli dhe një herë Sebastiano Esposito, ndërsa për ekipin e De Rossit realizuan Vitinha, Ostigard dhe Martin.

Një nisje e zjarrtë e javës, që paralajmëron një fundjavë të pasur me rivalitet e gola në kampionatin italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?