12 gola në 3 ndeshjet e fundit, Barcelona shkatërron Bilbaon (VIDEO)

Barcelona ka arritur një fitore të thjeshtë 4-0 përballë Athletic Bilbao në “Camp Nou”. Pierre Emerick Aubameyang zhbllokoi takimin në minutën e 37-të, i cili gjeti golin e katërt në La Liga.

Trajneri Xavi në fraksionin e dytë hodhi në fushë Ousmane Dembele, Luuk De Jong dhe Memphis Depay. Të tre sulmuesit shënuan, duke kompletuar suksesin me “poker” të Barcelonës.

Përveç golit, Dembele dhuroi edhe dy asiste, duke i merituar plotësisht koret e tifozëve të pranishëm në stadium. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi mes kampionatit dhe Europa League, me Barçën që ka shënuar 12 gola në tre sfidat e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?