12 shqiptarë në Seria A, ndër 10 shtetet me më shumë përfaqësues

Shqiptarët po kthehen gjithnjë e më shumë në protagonistë në elitën e futbollit italian, Serie A. Në një listë të fundit faktohet se janë ndër 10 nacionalitetet më të përfaqësuara në futbollin italian.

Janë plot 12 lojtarë kuqezinj pjesë e Serisë A, ndërsa numrin më të lartë të tyre e mban Empoli me tre shqiptarë në organikë. Fjala është për Nedim Bajramin, Ardian Ismajlin dhe Klodian Asllanin. Më pas vijnë dy shqiptarët e Lazios, Thomas Strakosha e Elseid Hysaj.

Në kryeqytetin italian qëndron edhe Marash Kumbulla, i cili përfaqëson Romën. Sakaq, listës i shtohet edhe Frederik Veseli te Salernitana, Etrit Berisha te Torino, Rey Manaj te Spezia, Eljon Toci i cili së fundmi është grumbulluar edhe me ekipin e parë të Fiorentinës, ndërsa pjesë e kësaj liste është edhe portieri Marko Molla që është në organikën e Bologna-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Futbollistët shqiptarë në Serinë A:

Berat Gjimshiti-Atalanta

Thomas Strakosha-Lazio

Elseid Hysaj-Lazio

Eljon Toci-Fiorentina

Marko Molla-Bologna

Ardian Ismajli-Empoli

Klodian Asllani-Empoli

Nedim Bajrami-Empoli

Etrit Berisha-Torino

Rey Manaj-Spezia

Frederic Veseli-Salernitana

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?