13.5 milionë euro, Mirlind Daku firmos super kontratën e re me Rubinin

Pas muajsh spekulimesh dhe interesimesh konkrete nga klube të mëdha si Zenit, Besiktas dhe Lens, Mirlind Daku ka marrë vendimin për të qëndruar te Rubin Kazan, duke pranuar ofertën e rinovimit me kushte të përmirësuara ndjeshëm financiarisht.

Sipas mediave ruse, sulmuesi kuqezi do të përfitojë 13.5 milionë euro në total nga kontrata e re që do të zgjasë deri në vitin 2028. Paga vjetore e Dakut do të jetë rreth 2.2 milionë euro, ndërkohë që ai do të marrë 1.6 milionë euro si bonus nënshkrimi çdo vit, plus shpërblime shtesë për paraqitje individuale dhe sukseset e ekipit.

Ky marrëveshje e bën Daku një nga lojtarët më të paguar në historinë e Rubin Kazan, duke konfirmuar rëndësinë që klubi i jep sulmuesit shqiptar. Ndër pikat më interesante të kontratës është edhe klauzola e largimit, që u negociua me ngulm nga përfaqësuesit e Dakut.  Ajo parashikon që pas 6 muajsh, pra në janar 2026, lojtari të ketë të drejtë të largohet nëse arrin një ofertë e rëndësishme nga ndonjë klub evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
13.5 milionë euro, Mirlind Daku firmos super kontratën e re me Rubinin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?