13 gola dhe 8 asiste, Muçi mund të jetë “xholi” që mund të gjunjëzojë Poloninë
Ernest Muçi po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij, duke u shndërruar në një nga protagonistët kryesorë të Trabzonspor dhe njëkohësisht një armë e çmuar për Kombëtaren shqiptare.
Mesfushori ofensiv ka regjistruar deri tani 13 gola dhe 8 asiste, statistika që flasin qartë për ndikimin e tij në repartin ofensiv. I shpejtë, teknik dhe me aftësi të spikatura në duelet një kundër një, Muçi ka treguar një pjekuri të re në lojën e tij, duke qenë jo vetëm finalizues, por edhe krijues i rasteve për shokët e skuadrës.
Forma e tij e shkëlqyer vjen në momentin ideal për Kombëtarja shqiptare, që përgatitet për sfidën vendimtare të “play-off”-it ndaj Polonië. Në një përballje ku detajet bëjnë diferencën, kreativiteti dhe guximi i Muçit mund të jenë çelësi për të thyer mbrojtjen kundërshtare.
Aftësia e tij për të goditur nga distanca, për të depërtuar në zonë dhe për të krijuar epërsi numerike e bën atë një element të paparashikueshëm për çdo kundërshtar. Pikërisht në ndeshje të tilla me presion të lartë, lojtarë me profilin e Muçit janë ata që mund të vendosin fatin e një kualifikimi. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

