14 gola në 11 ndeshje, Haaland është rekordmen në Champions

Erling Haaland vijon të shkruajë historinë në futbollin evropian dhe me fanellën e Borussia Dortmund. Që prej bashkimit të tij me gjigantin gjerman në merkaton e janarit të këtij viti, sulmuesi norvegjez ka qenë i jashtëzakonshëm, duke lënë gjurmën e tij thuajse në çdo sfidë.  Së fundmi, Haaland ishte njeriu i ndeshjes përballë Club Brugge, pasi shënoi dopietë golash në fitoren 3-0 ndaj belgëve. Realizime që tregojnë nivelin e lartë të saktësisë përpara porte, duke e shndërruar Haaland në një makineri golash.

20-vjeçari, një nga lojtarët e rinj më të lakmuar, tani ka shënuar 14 gola të Ligës së Kampionëve në 11 ndeshje, asnjë lojtar nuk ka shënuar aq shumë në kaq pak ndeshje. Haaland ka shënuar më shumë gola në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit evropian, duke lënë pas emra si Carlos Tevez, Dimitar Berbatov, Romelu Lukaku apo dhe Michael Oëen.

Sidoqoftë, ai ka ende një rrugë për të bërë për të “thyer” rekordin e Cristiano Ronaldos me të gjitha kohërat me 131 gola. Haaland, i cili firmosi me verdhezinjtë në janar, ka shënuar 26 gola në 28 ndeshje në të gjitha garat për klubin e tij, duke qenë vendimtar për ekipin e Lucien Favre.

Image

Zërat në merkato – Bomberi norvegjez pëlqehet nga disa prej klubeve më të mëdha të Europës. Megjithatë tifozët e klubit verdhezi mund të qëndrojnë të qetë pasi siç deklaron shefi ekzekutiv i klubit Hans-Joachim Ëatzke, Haaland nuk ka asnjë klauzolë largimi nga Dortmundi dhe dëshira e vetë futbollistit dhe e drejtuesve të Borussias është që ai të qëndrojë gjatë në “Signal Iduna Park”. Në këtë fillim sezoni me Dortmundin Haaland ka realizuar 9 gola në Bundesligë dhe Champions League. Një sulmues i jashtëzakonshëm, të cilin do të dëshironin të gjitha skuadrat që ta kishin në gjirin e tyre. Juventus, Liverpool dhe Real Madrid prej kohësh janë në pritje të një sinjali nga sulmuesi.

SHKARKO APP