15 mln euro shpërblim dhe pagë 15 mln euro në sezon, Newcastle super ofertë për yllin e Barçës

Newcastle do të futet fuqishëm në merkato pas ardhjes së pronarëve të rinj arabë të cilët do të bëjnë investime të mëdha. Ousmane Dembélé është një nga objektivat e skuadrës angleze në merkaton e verës së ardhshme.

E ardhmja e francezit është në dyshim, ndërkohë që ende nuk ka vendosur për rinovimin e kontratës me klubin blaugrana. Skuadra angleze ndërkohë kërkon pikërisht që të ndodhë kjo gjë për ta marrë me parametra zero.

Oferta e tyre është që t’i japin 15 milionë euro futbollistit si shpërblim për mungesën e rinovimit dhe më pas dhe një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon. Një ofertë e kënaqshme, të cilin francezi mund ta marrë në konsideratë pas disa sezoneve zhgënjyese me klubin e Barcelonës. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP