15 raste me Covid-19 te Uruguai, kthehet në vatër infektimi

Uruguai është kthyer në një “vatër” për përhapjen e koronairusit. Ka shkuar në 15 numri i rasteve të futbollistët e kombëtares pas ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2022.

Futbollistt e fundit që kanë dalë pozitive janë Gabriel Neves dhe Brian Rodriguez. Më parë kanë dalë pozitive me CovidMatias Viña, Alexis Rolin, Diego Rossi, Lucas Torreira, Darëin Nunez, Luis Suarez dhe Rodrigo Muñol, si dhe 6 anëtarë të tjerë të skuadrës.

Nuk ka asnjë lajm për infektim për 4 lojtarë që rikthen në Itali, si Bentancur, Caceres, Diego Godin dhe Nahitan Nandez. Skuadrat italiane shpresojnë që ata të mos jenë infektuar me koronavirus, teksa do të jenë nën monitorimin e klubeve përkatëse. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP