150 gola në 173 ndeshje, Haaland vijon me rekorde te City

Erling Haaland vazhdon të thyejë rekorde dhe të konsolidojë statusin e tij si një nga sulmuesit më shkatërrues në historinë e Manchester City. Sulmuesi norvegjez ka arritur kuotën e 150 golave me fanellën e “qytetarëve” në vetëm 173 ndeshje, një shifër që flet qartë për efikasitetin e jashtëzakonshëm të tij.

Goli jubilar erdhi nga pika e bardhë, në minutën e 41-të të sfidës ndaj Brighton, duke i dhënë edhe më shumë peshë statistikës së tij mbresëlënëse. Haaland e ka arritur këtë prag 28 ndeshje më shpejt se çdo lojtar tjetër në historinë e Premier League që nga sezoni 1992/93, një rekord që e vendos atë në një nivel të veçantë.

Në moshën vetëm 25-vjeçare, norvegjezi ka lënë pas shumë emra të mëdhenj të klubit dhe tashmë i është afruar shifrave të Joe Hayes dhe Billy Meredith (152 gola), si dhe Colin Bell (153). Rekordi absolut i City mbetet ende në duart e Sergio Agüeros me 260 gola, por ritmi i Haaland lë të kuptohet se çdo objektiv është i arritshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga sezoni i debutimit 2022/23, Haaland ka qenë protagonist absolut: rekorde golash në kampionat dhe në të gjitha kompeticionet, “Këpuca e Artë” në më shumë se një sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

The speed in which Erling Haaland reached 150 goals for Man City is frightening. He's just the 7th player in the history of the club to reach the landmark.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?