16 ekipet më të mira në Champions, shorti të hënën rezervon përballje të mëdha
Me Villareal është kompletuar lista e 16 skuadrave të kualifikuara për në fazën tjetër të Champions League. Të hënën në mesditë do të hidhet shorti ku pritet të ketë përplasje të mëdha.
Më e rrezikuara është PSG, që rrezikon të ketë përplasje ferri në raundin tjetër ndaj një ekipi të madh si Liverpool, Real, Bayern apo Juventus. Interi, Chelsea dhe Atletico Madrid janë tri skuadrat tjera më të njohura që e kanë mbyllur në vedin e dytë në grup dhe kanë më shumë gjasa për të pasur duel më të vështirë.
Lille dhe Ajax ndërkohë janë dy ekipet që e mbyllën në vendin e parë, por skuadra holandeze këtë sezon ka golashënuesin më të mirë të grupeve me 10 gola, Haller. Goglat të hënën do të na zbulojnë më shumë për super duelet që do na presin në shkurtin e vitit të ardhshëm. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

