16-vjeçari nga Mirdita shpallet nënkampion bote në boks

Shqipëria ka talentë, dhe njëri prej tyre është edhe boksieri i kombëtares shqiptare, Adam Maca. Edhe pse vetëm 16-vjeç, ai ka fituar medaljen e argjendtë dhe ka rrëmbyer titullin e nënkampionit të botës, në Kampionatin Botëror të të rinjve që është duke u zhvilluar në Jerevan të Armenisë.

I riu nga Mirëdita garonte në kategorinë deri në 57 dhe u mund në finale nga rusi Platon Kozlov, në një ndeshje që u kontestua shumë nga shqiptari për shkak të disa vendime të arbitrave.

Në gjysmëfinale boksieri kuqezi kaloi përfaqësuesin nga Afganistani Amanollah Sahak me rezultatin e pastër 5-0, ndeshje që i siguroi atij dhe podiumin.

SHKARKO APP