18 rezultate pozitive radhazi në Champions, Lewandowski s’di të ndalet
Robert Lewandowski po shkruan historinë e Ligës së Kampionëve, pasi ka fituar 18 ndeshje radhazi me Bayernin. Sulmuesi polak realizoi dje dopietë të mërkurën në mbrëmje në fitoren 5-0 ndaj Dynamo Kyiv
Sulmuesi 33-vjeçar është mësuar të thyejë rekorde me kalimin e viteve. Ai ka qenë një figurë qëndrore për Bayernin prej më shumë se shtatë vitesh dhe i ka ndihmuar gjigantët e Bundesligës të fitojnë trofe të shumtë.
Polaku ka 18 fitore radhazi kompeticionin më të rëndësishëm për klube, si asnjë tjetër. Skuadra e fundit që i mundi bavarezët e Lewandowskit ishte Liverpool, në mars 2019. Në 18 ndeshjet, në të cilat ai ka arritur ta shmangë humbjen, Lewandowski ka shënuar 24 gola dhe ka dhënë 5 asiste.