18-vjeçari Muçi i jep fitoren Tiranës në Laç, Bylis mund Luftëtarin (VIDEO)

Tirana vijon momentin fantastik nën drejtimin e trajnerit Egbo. Bardheblutë kanë arritur një fitore me përmbysje 2-1 në transfertën e vështirë ndaj Laçit. Fillimi i ndeshjes ishte më i mirë për vendasit që arritën që të gjenin golin e avantazhit me Ignjatovic në minutën e 30-të.

Gëzimi i vendave do të zgjaste vetëm 3 minuta, pasi talenti i Tiranës Ernest Muci do të arrinte që të barazonte shumë shpejt, duke përfituar nga një vendosje e gabuar e kurbinasve. 18-vjeçari i bardhebluve u bë protagonist absolut në këtë ndeshje, pasi do të shënonte edhe golin e dytë dhe të fitores në pjesën e dytë duke i dhënë suksesin e tretë radhazi skuadrës kryeqytetase.

Nuk gabon as Bylis, që arrin një fitore minimale 1-0 ndaj Luftëtarit. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi i përhershmi Gundo nga pika e bardhë në minutën e 36-të. Ballshiotët barazojnë Kukësin në krye të renditjes me 30 pikë, por verilindorët do të luajnë pas pak ndaj Skënderbeut. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP