19 minuta shtesë, në Rusi luhet një ndeshje për rekord
Koha shtesë që zgjati më shumë se pushimi. Rostov-Krasnodar do të mbetet në historinë e futbollit rus, jo për rezultatin final, pasi ishte 1-1 mes vendin të tretë dhe të katërt në renditje. Ndeshja zgjati plotë 111 minuta dhe 15 sekonda.
Në “Rostov Arena” u zhvillua një ndeshje e jashtëzakonshme. Në fundin e vërshëllimës së trefishtë të arbitrit Meshkov, kronometri shënoi 109 minuta e 13 sekonda, plotë 19 minuta shtesë.
Një shtesë që ndodhi edhe për shkak të VAR. Arbitri kaloi gati 10 minuta duke ndjekur pamjet e dyshimta, sidomos as minutës së 90-të. në minutën e 95-të gjyqtari fillimisht dha penallti, por më pas ndryshoi ide. 5 minuta më pas akordoi penallti, por këtë herë e konfirmoi. Popov do të realizonte nga pika e bardhë. Më pas kishte tension dhe faulle mes futbollistëve. /R.Lika-Koha Jone/