19 tragete do të vijnë në Shqipëri me tifozët e Romës

Tifozët nga skuadra e Romës nuk do të vijnë vetëm nga aeroporti, por dhe nga rrugët detare. Përmes tragetit të linjës Bari-Durrës, kanë mbërritur në Tiranë.

Mësohet se rreth 100 tifozë kanë mbërritur në port, të gjithë të organizuar e shoqëruar nga forcat e rendit, për t’u akomoduar më pas në autobusët e vënë në dispozicion.

Disa do të akomodohen në Tiranë e disa në Durrës. Këta janë tifozët e parë të skuadrës italiane që mbërrijnë në Shqipëri, ndërkohë që numri i tyre pritet të rritet edhe më shumë orët në vijim dhe ditën e nesërme, pasi janë 19 tragete që do të vijnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?