2 milion tifozë nënshkruajnë peticioni për largimin e “alienit” Haaland nga Premier League

Erling Haaland po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm te Manchester City, por nuk janë të gjithë ata që e duan. Një grup tifozësh kanë shpërndarë një peticion online ku kërkohet përjashtimi i norvegjezit nga Premier League.

Motivi është tepër i thjeshtë, me 14 gola të shënuar në 8 takime ai konsiderohet prej tyre një robot dhe jo njeri.

Peticioni në fakt gjeti mbështetje te tifozët rivalë të City, ku 2 milionë prej tyre kanë nënshkruar pro largimit të Halaand. Gjithsesi peticioni është hequr, pasi në të kundër do të duhet të shkonte në parlament.

SHKARKO APP