2 ndeshje për 48 orë, Guardiola tërbohet dhe i shkruan federatës angleze
Pas Jurgen Klopp, edhe Pep Guardiola ka kritikuar kalendarin e pazakontë në Premier League duke i dërguar edhe një letër federatës angleze. “Qytetarët” do të duhet të luajnë dy ndeshje brenda 48 orëve, fillimisht ndaj Wolves të premten dhe më pas të dielën ndaj Sheffield.
“I kam shkruar një letër Premier League për ta falënderuar. Do të shkojmë në shtëpinë e Wolves për t’u përgatitur për Sheffield. Dje ishte një ditë pushimi, do të stërvitemi, sot dhe nesër për t’u rikthye në punë më 26 apo 27 ndaj Wolverhampton.
Kur një skuadër fiton 16 nga 17 ndeshje, është irreale që ta përsërisë. Duhet të mendojmë për të fituar ndeshjet tona, për të garantuar pjesëmarrjen për Championsin për sezonin e ardhshëm. Më pas ku i dihet, ata humbasin disa ndeshje dhe ne i fitojmë të gjitha. Kur një ekip humbet vetëm një ndeshje nga 53 apo 54, nuk mendoj se do të humbasë 4 apo 5”, deklaroi Guardiola. /R.Lika-Koha Jone/