200 gola në 194 ndeshje, a e meriton Lewandowski “Topin e Artë”?
Robert Lewandowski për “Top të Artë”. Pas një viti ku meritonte që të fitonte trofeun, por që nuk ja dhanë për shkak të pandemisë, tashmë duket se ka ardhur koha që ai ta marrë, por pak me vonesë.
Me golin e shënuar mbrëmjen e djeshme kundër Benficës, sulmuesi polak arrin në kuotën e 200 golave, një shifër e arritur që nga sezoni 2016-17 dhe deri më tani.
200 gola në 194 ndeshje, një makineri e vërtetë e pandalshme. Bomberi i Bayernit ka shënuar 25 gola në 19 ndeshjet e fundit në Champions League, një kompeticion ku arrinq ë të shfaqë vlerat e tij më të mira. Ai ka realizuar të paktën 5 gola në 10 sezonet e fundit. /R.Lika-Koha Jonë/