200 milionë euro në sezon, Vinicius zhvillon tjetër takim me klubin saudit

Pavarësisht mohimeve të zakonshme, Arabia Saudite është një tundim i madh për Vinicius Junior dhe sipas Marca , lamtumira e brazilianit me Real Madridin mund të materializohet edhe këtë verë. Negociatat filluan të marrin formë në vitin 2023 dhe janë ende të hapura. Vinicius u ul personalisht në tryezë në dy raste për të dëgjuar projektin.

Sipas medieve spanjolle thuhet se përfaqësues të lojtarit kanë mbajtur një video-konferencë me sauditët, të cilët kanë shprehur dëshirën për ta kthyer klientin e tyre në imazhin e Botërorit 2034, i cili do të mbahet në Arabinë Saudite.

Pas këtij “takimi” virtual mësohet se mes palëve është mbajtur edhe një i dytë ku kësaj herë ka qenë vetë protagonist braziliani. Vendi i takimit ka qenë Praga aty ky zëvendëspresidenti i Saudí Pro League, Saad Al Lazeez, është takuar personalisht më Vinicius Junior për ti prezantuar edhe shifrat e kontratës, e cila do të jetë 5-vjeçare me plot 200 milionë euro në vit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
200 milionë euro në sezon, Vinicius zhvillon tjetër takim me klubin saudit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?