2026 nis mbarë për legjionarët, Ismajli dhe Gjimshiti në super formë
Viti 2026 ka nisur në mënyrën më të mirë për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë spikatur me paraqitje vendimtare në fushë. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, zhvilloi një ndeshje të madhe me Atalantën në fitoren minimale 1-0 ndaj Romës.
Mbrojtësi kuqezi ishte i pakalueshëm në prapavijë, duke e shpëtuar disa herë nga goli skuadrën e tij dhe në fund të takimit u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes.
Një paraqitje shumë të mirë zhvilloi edhe qendërmbrojtësi tjetër kuqezi, Ardian Ismajli, i cili aktivizohet në kampionatin italian me Torinon. Ismajli dha edhe një asist në fitoren 3-0 të Torinos në transfertë ndaj Veronës, duke shërbyer për golin e tretë të shënuar në fundin e takimit nga Njie.
Jasir Asani e nisi vitin e ri me gol, duke gjetur rrugën e rrjetës me penallti në fitoren 2-1 të Esteghlal ndaj kryesuesve të kampionatit iranian, Sepahan. Falë këtij triumfi, diferenca mes Esteghlal dhe Sepahan është vetëm 5 pikë, ndërsa për Asanin ky ishte goli i shtatë sezonal në kampionat.
Me gol e nisi vitin e ri edhe Anis Mehmeti, i cili shënoi në fitoren e thellë 5-0 të Bristol City ndaj Portsmouth. Paraqitje pozitive edhe për Ramadanin, Brojën dhe Manajn, të cilët kanë qenë protagonist pozitv në ekipet e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

