21 raste pozitive te Manchester City, në mesin e tyre edhe Guardiola

Pep Guardiola është personi i fundit nga radhët e Manchester City-t që ka dalë pozitiv me Covid-19 dhe do të mungojë në ndeshjen e së premtes kundër Sëindon, të vlefshme për Kupën e Anglisë.

Guardiola dhe ndihmësi Juanma Lillo janë izoluar të dy, pasi edhe ai është me koronavirus. Në total, në klub ka 21 raste me Covid-19, mes të cilëve 7 lojtarë të cilët do të kishin luajtur të premten. 14 të tjerët janë pjesëtarë të stafit.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, mediat angleze raportojnë se City nuk ka kërkuar shtyrjen e takimit dhe kërkon të zbresë në fushë. Në vend të Guardiola-s, skuadrën do ta drejtojë ndihmësi tjetër i tij Rodolfo Borrell.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?