Kosova bën njoftimin e rëndësishëm, 3 lojtarë largohen nga grumbullimi për sfidat e nëntorit
Kosova është grumbulluar ditën e sotme në kuadër të dy sfidave që dardanët do të luajnë në nëntor, miqësoren me Jordaninë dhe sfidën kualifikuese me Greqinë.
Para pak ditësh, trajneri Primozh Gliha bëri publike listën e lojtarëve të ftuar të këto dy sfida, por sot FFK-ja ka njoftuar se 3 lojtarë që ishin pjesë e listët nuk do t’i bashkohen pjesës tjetër të grupit.
Njoftimi nga FFK-ja
Sot ka filluar grumbullimi i ekipit kombëtar për dy ndeshjet e fundit të vitit 2021, miqësoren ndaj Jordanisë, që zhvillohet të mërkurën në Prishtinë dhe përballjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, që zhvillohet të dielën ndaj Greqisë në Athinë. 3 futbollistë që ishin pjesë e listës së përzgjedhësit Gliha nuk do t’i bashkohen ekipit në këtë grumbullim. Elbasan Rashani ka pësuar lëndim në ndeshjen e djeshme me klubin e tij, kurse Lirim Kastrati e Bersant Celina me kërkesën e tyre për shkak të situatave respektive në klubet e tyre janë liruar nga obligimet me ekipin kombëtar për këtë grumbullim. Po ashtu mbetet për t’u vlerësuar situata e Zymer Bytyqit, që ka pësuar lëndim në ndeshjen e djeshme me klubin e tij. Bytyqi është duke i kryer ekzaminimet mjekësore me klubin e tij dhe më pas do të merret vendimi definitiv për të.
KOHA JONË SONDAZH

