25 milionë euro në sezon, klubet nga Arabia kërkojnë portierin e City-it

Ederson Moraes, portieri i Manchester City-t, është bërë një nga emrat më të përfolur në këtë merkato vere. Sipas mediave ndërkombëtare, Al Nassr dhe Al Ittihad nga Arabia Saudite po bëjnë presion të madh për të siguruar shërbimet e brazilianit, duke e vendosur atë në krye të listës së objektivave.

Portieri 31-vjeçar ka ngjallur interes edhe nga klube si Napoli dhe Galatasaray, por fuqia financiare e klubeve saudite po e bën garën të pabarabartë. Al Nassr dhe Al Ittihad janë gati t’i ofrojnë Edersonit një kontratë dyvjeçare me vlerë totale prej 25 milionë eurosh, shifër që mund të tundojë seriozisht lojtarin për të lënë Premier Leaguen.

Nga ana tjetër, nuk është ende e qartë nëse Manchester City është i gatshëm ta shesë portierin, por burime pranë klubit sugjerojnë se drejtuesit po shqyrtojnë mundësinë për ta monetizuar këtë transferim, sidomos duke pasur parasysh se Ederson ka shfaqur disa luhatje në formë në sezonet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse largohet, City duhet të reagojë shpejt për të gjetur një zëvendësues cilësor, pasi objektivi mbetet gjithmonë lufta për titullin në Premier League përkrah rivalit të madh, Liverpool.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?