3 barazime në 4 sfidat e fundit, Setien: Nuk ndihem në rrezik!
Quique Setien është në telashe për shkak të rezultateve në ndeshjet e fundit. Trajneri i Barcelonës mori barazimin e katër ndeshjet e fundit, duke i dhënë mundësinë Realit që të krijojë një distancë në pikë nëse fiton me Getafen.
“Nuk ndjej ndonjë rrezik. Është e turpshme. Kemi pasur shumë e më shumë vështirësi. Lënia e pikëve do të thotë që po largohemi nga objektivat, por duhet të vazhdojmë që të punojmë, pasi Atletico është një ekip i mirë. Provuam që të bënim disa gjëra të ndryshme. Atletico mbronte shumë mirë dhe na mbylli hapësirat.
I zhgënjyer nga lojtarët? Jam i lumtur për ta. Është e vërtet që nuk arritëm që të fitonim, por e kontrolluam mirë ndeshjen. Nuk ishte e lehtë ndaj një ekipi të tillë. Ata ishin shumë të disiplinuar”, u shpreh Setien. /R.Lika-Koha Jone/